Flet për herë të parë vajza e ish agjentit të helmuar

14:28 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Një i afërm i ish agjentit të dyfishtë të helmuar, Sergei Skripal, ka thënë se ka folur me telefon me vajzën e tij Yulia, e cila po bënte kontaktin e saj të parë me botën e jashtme që kur ra në koma pas sulmit me agjentë nervorë të 4 marsit.

“Ajo tha se gjithçka është në rregull dhe ajo po bën mirë”, tha Viktoria Skripal për the Guardian me telefon nga Moska. “Kjo është e gjitha që unë do të them”, transmeton portali arbresh.info.

Skripal më pas tha se një transkript i thirrjes së tyre telefonike do të lëshohej së shpejti nga agjencitë ruse të lajmeve. “Edhe në anglisht”, shtoi ajo.

Në komentet e transmetuara nga televizioni rus, Yulia Skripal i tha të afërmit të saj se “gjithçka është mirë, gjithçka është e rregullueshme, të gjithë po bëhen më mirë”, raportoi Reuters.

Kur u pyetën për gjendjen e babait të saj, Yulia Skripal thuhet se tha “çdo gjë është mirë, ai është duke pushuar, duke fjetur”.

Viktoria Skripal, vajza e vëllait të ndjerë të Sergeit, ka thënë se ajo ka në plan të shkojë në Londër në ditët e ardhshme në përpjekje për ta sjellë Yulian në Rusi./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme