Jepet vendimi për rastin Almiri, kaq vite burg u dënua ai

14:23 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Gjykata e Kumanovë sapo shpalli aktgjykimin përmes të cilit të akuzuarit Boban Iliq i shqiptoi dënim me 6 vjet heqje lirie.

Ndërkohë babai i Almirit, Sedat Aliu u dënua me 6 muaj burg, Abdulla Aliu, 9 muaj burg dhe Sami Demiri 9 muaj heqje lirie.

Në rastin e Almir Aliut, Boban Iliq i cili paraprakisht ishte i akuzuar për “vrasje” pas rikualifikimit të veprës, akuzohet për “vepër të rëndë kundër sigurisë dhe njerëzve në komunikacion”, e cila si dënim sheh burg nga 4 deri 20 vjet.

Në të njëjtën kohë, për dhunë në këtë rast akuzohen babai i Almirit, Sedat Aliu bashkë me Abdulla Aliun dhe Sami Demirin. Jashtë akuze mbetet vëllai i Boban Iliq, Bojan Iliq. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor 2016 në Kumanovë si pasojë e shtypjes më makinë nga Boban Iliq./Albeu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme