Aksion i madh policor në Zvicër, nxirren gjithë helikopterët dhe qentë pë ta kapur kosovarin

14:13 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Në Kantonin Aargau të Zvicrës është zhvilluar një aksion i madh për të kapur tre plaçkitës në arrati. Deri më tani është arrestuar një kosovar 37-vjeçar.

“Bëhet fjalë për një turist 37-vjeçar nga Kosova, i cili edhe paraprakisht ka qenë i kërkuar me urdhërarrest”, ka pohuar për “20 Minuten” zëdhënësi i policisë Bernhard Graser, përcjell Albinfo.ch.

Kërkimi për të arrestuarit e tjerë tashmë është ndërprerë, ndërsa policia do t’i përcjellë informatat nga popullata dhe intervistën e të arrestuarit.

Zëdhënësi policor është i lumtur që mobilizimi i helikopterit dhe qenve nuhatës policorë ka dhënë rezultate. Policia kishte rrethuar një pyll në të cilin dyshohet se gjendeshin tre të arratisurit. Një qen nuhatës e kishte gjetur një gjurmë, mirëpo së shpejti e humb në afërsi të pyllit.

Megjithatë, helikopteri e lokalizon një person, i cili ka qenë i fshehur në afërsi. Piloti i helikopterit e udhëzon policen me qen se ku gjendet personi, ashtu që nuk ishte ndonjë problem i madh për ta arrestuar.

Arrestimi është bërë rreth orës 07.00 të mëngjesit. Rreth orës, 04.00 një kalimtareje të rastit i kishin rënë në sy tre persona që kanë dashur të hyjnë në një shtëpi. Më pas, ata kanë hipur në një veturë me autotarga franceze, duke u larguar nga vendngjarja. Pak më vonë, vetura ishte hetuar edhe nga roja kufitare zvicerane, e cila në rrugë vendosë barrierë me gozhda, por të cilën plaçkitësit e kanë thyer.

Me këtë rast, policia ka organizuar mobilizim të madh për të kapur të arratisurit. Njëzet patrulla policore, qenë nuhatës, si dhe një helikopter me kamerë termike u lëshuan pas të arratisurve. Ata e braktisën veturën dhe u futën në një pyll, duke ia mbathur në këmbë. Në veturën e braktisur policia ka gjetur mallra të ndryshëm që dyshohet se janë plaçkitur.

Përmes Twitterit, policia i ka lutur qytetarë për informata eventuale. Kërkohen tre persona të panjohur, sipas të gjitha gjasave me shtetësi të huaj, me rrobe të lagura dhe të ndotura, shkruhet në komunikatën e Policisë kantonale të Aargaut.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/aksion-i-madjh-policor-ne-zvic-nxirren-gjithe-helikopteret-dhe-qente-pe-ta-kapur-kosovarin-520584/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme