Njësia Kundër Trafikimit me Narkotikë ka zbuluar dhe konfiskuar në Mitrovicën Veriore një sasi armësh.
Kallxo.com merr vesh se gjatë një aksioni në një lokacion në Mitrovicën Veriore, Njësia Kundër Trafikimit me Narkotikë ka zbuluar armë.
Gjate bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar 2 armë automatike me 3 karikatorë te mbushur me plumba, 2 jelekë antiplumb, një shurdhues i armës, disa pjesë- bateri te motorolave, si dhe fishekë të kalibrave te ndryshëm dhe pajisje tjera.
Një person është arrestuar gjatë kësaj bastisjeje.
Bastisja është vazhdimësi e rastit te datës 28.02.2018 kur janë konfiskuar 81 kilogramë substancë narkotike e llojit marijuanë.
Kallxo.com kishte shkruar për gjetjen e kësaj sasie të drogës në tavanin e një shtëpie.
“Jam që 48 vite në futboll” – deklarata e Ancelottit pas El ...
10 ushqimet ideale që duhet të konsumohen në mëngjes
Moti sot me diell
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...