Deputeti Labinot Tahiri ka thirrur protestë me banorët e disa fshatrave në Ferizaj. Labi ka kërkuar asfaltimin e një rruge të premtuar më parë. Për këtë, Labi ka paralajmëruar protestën duke thirrur të gjithë që të dalin në rrugë.
Deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri ka thirrur në protestë banorët e Ferizajit, me qëllim të kërkimit të asfaltimit të një rruge, të premtuar më parë, siç thotë ai, nga Pal Lekaj.
“Të dashur Banorë të fshatit Tërrën të Ferizajit, sot, ora 12:00, do të jem te ju pēr të biseduar nga afër për premtimet e Ministrit Pal Lekaj.
Mua sme intereson se a i merr meritat Labi a po kush i merr, e rendesishme është që të perfundoj kjo rrugë qysh nga koha e ish Jugosllavise e cila ka mbetur ne gjendje të mjerueshme ku as Autobusi më nuk futet andej, përshkak të rruges, ndersa me nxënës e fshatarë me kushte te tyre shkojnë në Shkolla e punë.
Qe nga pas lufta, u premtua që do të shtrohet, dhe asgje askush nuk ka nderrmarë.
Unë si Deputet dhe qytetarë i thjeshtë do të ju përkrah deri diten kur të shtrohët kjo rrugë. Për këtë rrugë është i njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës.
Gjërat kanë me shku deri ne fund nuk ka me ba hajgare me ndjenja të popullates e të fshatarëve të cilet kanë vështerësi tej mase.
Unë ju sygjeroj të ngriteni në këmbë ditën që do e lëm protesten e organizuar sebashku me mua. Ju kerkoj i madh e i vogël me dal në rrugë ju lutem sinqerisht sepse mua sme interesojn kush merr tendera apo kush ka me e shtru këtë rrugë, mu me intereson Premtimi dhe mundesia që ne i’a krijojmë qytetarëve”, shkruan Labi në Facebook.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...