Thaçi: Ka ardhur koha për marrëveshjen e madhe historike në mes Kosovës dhe Serbisë

10:38 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se konferenca – Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mundësi e mirë që të shqyrtohen çështjet kyçe për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

Thaçi ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë ende nuk janë të përmbyllura, raporton Arbresh.info.

Sipas presidentit janë humbur në të kaluarën dhjetëra vjet jo nga papërgjegjësia jonë por nga ana e Serbisë.

“Ne jemi qenë të gatshëm që të bëjmë marrëveshjen e madhe historike me Serbinë. Për fat të keq kjo gatishmëri ka munguar nga ana e Serbisë”, ka thënë ai.

Thaçi ka deklaruar që në këtë proces ne duhet të jemi të bashkuar për t’i hap rrugë Kosovës që të jetë e barabartë me shtetet tjera.

“Kur flasim për dialogun e pakryer është e vërtetë që ka gjithnjë e më pak durim për të vazhduar dialogun. Javët ë fundit si president kam pasur shumë takime me politikanë dhe diplomatë të huaj me qëllim që të ofroj vizionin e Kosovës për fazën finale të dialogut. Jam i bindur që ka ardhur koha për marrëveshjen e madhe historike në mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë status kuo, ka thënë ai.

Thaçi ka vlerësuar lartë edhe punën e Qeverisë së Kosovës e cila ka krijuar ekipin menaxhues për Asociacionin dhe tash i mbetet Serbisë.

“Urgjenca për ne dhe për Brukselin por të shpresoj edhe për Beogradin që ky vit të jetë afat kohor për këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje ka të bëjë me njohjen reciproke në mes të dyja vendeve. Marrëveshja obligative do të duhej të sillte edhe njohje nga 5 shtete e BE. Pyetja fundamentale që ngritët në këtë rast është se a do të jetë e gatshme Serbia ta pranojë këta marrëveshje dhe nëse po cili do të jetë kompromisi që do të kërkojë”, ka deklaruar ai

Sipas Thaçit më nuk mund të zvarritet dialogu në Bruksel./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme