Google ADS

Haradinaj: Nëse Brukseli nuk mund ta përmbyllë procesin e dialogut le të kërkojë ndihmë (VIDEO)

10:39 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Po mbahet konferenca “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se pesha e kësaj teme dihet tashmë. Mirëpo me të marrë fjalën ai ka përkujtuar masakrën e Rezallës duke përmendur edhe masakrat e tjera që janë kujtuar këto ditë, raporton arbresh.info.

“Janë plagë që janë në mendjen dhe në zemrat e të gjithëve. Atëherë çka ka mungu në këtë proces që po bëhen dy dekada me Serbinë. Janë bërë dy dekada dhe nuk po përmbyllet asgjë. Nëse ne nuk ju themi evropianëve që mbyllni këtë proces ose nëse nuk jeni të gatshëm atëherë tregoni se ne ecim rrugës tonë. Nëse Brukseli zyrtar nuk ka kapacitet me mbyll këtë proces atëherë le të kërkoj ndihmë”, ka thënë ai.

Sipas Haradinajt mosgatishmëria e dikujt për të marrë rolin nuk do të thotë që e ndalë Kosovën.

“Nuk duhet me mendu që ne do ti presim që kur kanë kohë. Më mirë është me mbyll këtë temë sepse po shkon rëndë. Çka është finalja? Finalja është marrëdhëniet që kanë dy shtetet. Finalja është një e ajo është njohja reciproke. Kanë kaluar dy dekada 20 vjet dhe po na thonë po vazhdojmë dialogun. Dialog duhet të ketë por duhet të ketë unitet”, ka thënë ai./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1746861628712255/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme