Google ADS

Rrëzohet avioni i forcave amerikan, vdes piloti

10:25 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Ka vdekur piloti i Forcave Ajrore Amerikane pas përplasjes së avionit F-16 në bazën ajrore Nellis në Nevada.

Në një deklaratë Forcat Ajrore Amerikane thanë që avioni nga ekipi i demonstrimit të precizitetit u rrëzua në orën 10:30 të kohës lokale gjatë një trajnimi rutinë, transmeton portali arbresh.info.

Identiteti i pilotit nuk është bërë i ditur për shkak të politikës për të njoftuar fillimisht të afërmit.

Hetimi në lidhje me shkaktarët e rrëzimit është duke u zhvilluar.

Kjo përplasje është e treta e avionit Thunderbird (shq. Zogu i Stuhisë) në dy vitet e fundit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme