Kryemadhi: Duhet larguar njëherë e mirë qeveria e drogës

10:19 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Duke folur nga Bradasheshi në nisje të mosbindjes civile, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se pa u tërhequr Rama nga rritja e taksave dhe tarifa në rrugën e Kombit protestat nuk do të ndalen.

Sipas saj është momenti që shqiptarët të marrin në dorë fatin e tyre duke larguar qeverinë e inkriminuar

“Jemi për të ndërgjegjësuar kryeministrin e drogës Edi Rama që duhet të tërhiqet nga taksa e rrugës, nga TVSH për biznesin, nga rritja e çmimit të ujit dhe çdo gllabërim që i bën shqiptarëve. Ne jemi sot këtu jo për të bllokuar rrugën, por për të bllokuar rrugën e drogës. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre për të larguar njëherë e mirë një qeveri që po vjedh çdo ditë. Kjo është një situatë që ka dalë jashtë duarve të politikës. Nëse do të vazhdojmë kështu, ky popull është drejt shpërbërjes së tij”, tha kryemadhi./Gazeta Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme