Gjatë 24 orëve të kaluara në Shkup kanë ndodhur nëntë aksidente në komunikacion, ndërsa gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore.
Janë regjistruar edhe pesë aksidente me dëme materiale, citon Telegrafi Maqedoni.
Policia rrugore ka përjashtuar 18 vozitës nga komunikacioni. Gjashtë prej tyre fillestar, ndërsa 12 janë kapur pa patentë shoferi. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 16 vetura të paregjistruara.
Gjatë 24 orëve të kaluara në mënyrë jo të rregullt kanë qenë të parkuara 97 vetura, ndërsa 68 prej tyre janë ngritur nga “merimanga”.
Katër vozitës kanë kaluar në semafor me ngjyrë të kuqe, gjashtë prej tyre nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve, një është sjellur në mënyrë jo të mirë, ndërsa dy kanë bërë tejkalim jo të rregullt.
Nga departamenti për parandalim pranë SPB-së në Shkup, sot do të realizojnë punë edukative me nxënësit e klasës së dytë dhe katër në shkollën “Bratstvo” në komunën e Karposhit, në kuadër të projektit “të mbrojmë fëmijët në komunikacion.
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi