Tensione mes vjehrrës dhe nuses së familjes mbretërore

08:27 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Nëpër internet po qarkullon një video tregon tensionet në mes të Mbretëreshës së Spanjës Letizia dhe vjehrrës së saj Mbretëresha Sofia.

Video e xhiruar gjatë meshës së Pashkëve në ishullin e Mallorcas tregon mbretëreshën Letizia fillimisht duke e bllokuar një fotografi të mbretëreshës Sofia dhe vajzave të saj dhe më pas i largon dorën e Sofias nga krahu i vajzës Infanta Sofia, transmeton portali arbresh.info.

Dyshja ndërrojnë disa fjalë para se të vijë Mbreti Felipe.

Media spanjolle këtë moment e ka përshkruar si skenë të tensionuar.

Babai i Mbretit Felipe, Juan Carlos, 80 vjeç, shikon gjersa momenti i vështirë shpaloset.

Pasi filmimi u botua në mediat sociale, gazetari i Vanity Fair España, Martín Bianchi Tasso, shkroi që shumë njerëz spanjollë ishin të pakënaqur me veprimet e Mbretëreshës Letizia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme