Tash e disa vite Ndërmarrja Publike Banesore në Prishtinëështë duke kërkuar që t’i shlyhet borxhi nëvlerë mbi 7 milionë euro, para këto që Ministria e Financave ende nuk ia ka kthyer.
Për këtë çështje të dy palët kanëkërkuarndihmëedhe nga Gjykata Themelore, e kjo e fundit në vitin 2015 i ka dhënë të drejtë NPB-së dhe ka kërkuar nga Ministria e Financave që të shlyej borxhin i cili rritet nga viti nëvit.
Rajmonda Ahmetaj nga kjo ndërmarrje për Arbresh.info, ka treguar senë fillim vlera e borxhit ishte 5 milionë euro.
“Ministria e Financave duhet t’i paguaj Ndërmarrjes Publike Banesore shumën prej 5,424,990.00 euro si dhe kamatën ligjore nga data kur kërkesa është bërë e arritshme (08.08.2011) e cila me datë 13 mars 2018 ka arritur vlerën prej 2,516,610.64 Euro. Pra shumë totale është 7, 941, 600.64 Euro”,thotë Ahmeti.
E meqenëse Ministria e Financave i ka shterur të gjitha mjetet juridike, Ahmeti thotë se presin qëvendimi të zbatohet.
“Meqenëse Ministria e Financave i ka shterur të gjitha mjetet juridike që parashihen me legjislacionin në fuqi, kërkojmë nga Departamenti i Thesarit i Republikës së Kosovës që të zbatojnë vendimin gjyqësor në lidhje me kompensimin e vlerës së shpronësuar në përputhje me urdhrin përmbarimor, të bartë mjetet në llogarinë e Ndërmarrjes Publike Banesore, sepse kemi një vendim gjyqësor të plotfuqishëm që obligon në ndërmarrjen e këtij veprimi”, ka shtuar ajo.
Por përgjigjej tjetër ka Ministria e Financave.
Muharrem Shahini, zyrtar për Informim në ketë ministri është përgjigjur shkurt për “Arbresh.info” se po presin vendimin e Avokaturës Shtetërore.
“Sa i përket kësaj çështje jemi në pritje rekomandimit të Avokaturës Shtetërore e cila sipas Ligjit përfaqëson organet shtetërore në proceset gjyqësore si dhe për procedurat të cilat duhet të ndërmerren”, ka thënë Shahini.
Ndryshe Qeveria e Republikës së Kosovës, me Vendimin Përfundimtar – Nr.09/29 dt.03.08.2011 ka bërë shpronësimin e pronave të paluajtshme të Ndërmarrjes Publike Banesore në ngastrat kadastrale të cilat kanë qenë pjesë e trasesë për ndërtimin e rrugëve M9 Fushë Kosovës-Arllat-Gjergjicë dhe M2 Prishtinë-Mitrovicë, segmenti Prishtine-Milloshevë, rrethrrotullimi (afër stacionit të autobusëve) në Prishtinë./VloraSelimi/Arbresh.info/
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media