Analisti politik Behxhet Shala ka vlerësuar se kërkesa për zgjedhje të reja më tepër është një kërcënim sesa përpjekje serioze e subjekteve politike.
Ai ka thënë se nuk ka gatishmëri dhe kushte për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme. Madje, sipas Shalës, mbajtja e zgjedhjeve nuk do të kishte kuptim pa u kryer një reformë e thellë zgjedhore.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se opozita nuk do të parashtrojë mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale.
Sipas Shalës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk do të bëhen bashkëpunëtorë të Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë.
Pavarësisht prej problemeve, ai ka thënë se Qeveria Haradinaj do të vazhdojë të funksionojë edhe për një kohë./epoka e re/
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...