Rusia konsideron 50 miliardë dollarë investime në naftën dhe gazin iranian

23:07 | 4 Prill 2018
Trina Galanxhi

Kompanitë ruse të energjisë mund të shpenzojnë deri në 50 miliardë dollarë për eksplorimin e naftës dhe gazit në Iran, ka deklaruar një ndihmës presidencial për agjencinë e lajmeve Tass.

Yuri Ushakov tha se kompanitë përfshirë Rosneft, Gazprom, Gazprom Neft, Lukoil, Zarubezhneft dhe Tatneft  po “punojnë sistematikisht për zhvillimin e fushave të Iranit”, transmeton portali arbresh.info

Komentet e zyrtarit vijnë pasi Zarubezhneft u bë kompania e dytë, pasi Total francez-nënshkroi kontratën e re të naftës të hartuar nga Teherani për të joshur kompanitë ndërkombëtare të naftës dhe gazit në vend.

Zarubezhneft do të investojë 740 milionë dollarë në zhvillimin e dy fushave të naftës në Iranin perëndimor dhe planifikon të rrisë prodhimin deri në 105 milionë fuçi gjatë një periudhe prej 10 vjetësh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme