Google ADS

Vranë dhinë në kopshtin zoologjik në Berlin, burgosen rumunët

22:00 | 4 Prill 2018
Trina Galanxhi

Dy burra nga Rumania janë burgosur pasi kanë vrarë një dhi në një kopsht zoologjik në Berlin.

Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet, ata kanë pranuar se kanë qenë të uritur dhe e kanë vrarë dhinë me qëllim për ta ngrënë, transmeton portali arbresh.info

Një gjykatë e rrethit të Berlinit ka dënuar të mërkurën 29-vjeçarët për vjedhje dhe vrasjen e një kafshe pa arsye, njoftoi agjencia e lajmeve DPA.

Një nga burrat, i cili kishte një dënim të mëparshëm për vjedhje, u dënua me 10 muaj burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij me nëntë muaj.

Çifti hyri në kopshtin zoologjik në parkun Hasenheide të Berlinit gjatë muajit shkurt dhe vranë një dhi Angora.

Ata u kapën nga policia pasi ishin njoftuar nga një dëshmitar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme