Autogol i pabesueshëm në ndeshjen Barcelona – AS Roma

21:32 | 4 Prill 2018
Arbresh Info

Në ndeshjen e sotme (e mërkurë) ndërmjet Barcelonës dhe AS Romas është realizuar një autogol mjaftë interesant.

Skuadra e Ernesto Valverdes është duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 në ndeshjen e parë si nikoqir në kuadër të çerekfinales në UEFA Ligë të Kampionëve kundër ekipit italian, shkruan portali arbresh.info.

Vetëm shtatë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, rezultati i ndeshjes në Camp Nou u zhbllokua.

Mesfushori Daniele De Rossi realizoi autogol të pabesueshëm duke futur topin në portën e  portierit Alisson derisa ishte në përpjekje për të ndalur pasimin e Iniestas te Messi.

Reagimi i tij tregon shumë për nivelin e dëshpërimit në këtë ndeshje mjaftë të rëndësishme për “Giallorossët”./arbresh.info/

Shikoni më poshtë këtë autogol:

https://streamable.com/kjyup

Të ngjashme