Ish-Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pranuar se ai nuk i ka informuar presidentin dhe kryeministrin lidhur me veprimet për deportimin e gjashtë shtetasve turq.
“Unë nuk e kam informuar as kryeministrin, as presidentin”.
Por, sipas tij, një gjë të tillë, sipas procedurave, do të duhej ta bënte shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.
“Të gjitha këto institucione është dashur ta dinë, në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit për AKI-në. Së paku, kryeministri dhe presidenti i shtetit është dashur të jenë të informuar”.
“Duke u nisur nga një supozim i logjikshëm, unë sot mund të them se kanë qenë të informuar në bazë të ligjit”.
“Në një shtet të organizuar mirë, ku anëtarët e koalicionit gjatë natës nuk merren me ‘prerje kokash’, sigurisht do të duhej të funksiononte kështu në institucione”.
“Fatkeqësisht, ne e kemi një sistem paralel, ku i kemi binarët dhe aty ngasim me shpejtësi më të madhe se në pjesën institucionale, prandaj ndodhin këto gjëra”.
Sefaj, që është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se deportimi i gjashtë shtetasve turq ka qenë iniciativë e AKI-së, prandaj ky institucion do të duhej të informonte presidentin dhe kryeministrin.
“Natyrisht, për të gjitha iniciativat që janë nisë nga Ministria e Punëve të Brendshme unë e kam informuar kryeministrin, sepse ai ishte eprori im dhe ai duhej të ishte i informuar. Mirëpo, jo për një veprim dhe iniciativë të një organi aq të rëndësishëm siç është AKI-ja”.
“Kjo ka ardhë si iniciativë dhe veprim i AKI-së dhe AKI-ja në bazë të ligjit të cilin e ka duhet ta informojë kryeministrin dhe presidentin për veprimet e AKI-së”.
“Po ashtu, duhet t’i informojë kryeministrin dhe presidentin për cenim të sigurisë shtetërore”.
“Janë dy pika për të cilat kanë qenë dashur të informohen ndaras – se kemi rrezik dhe pastaj se po e ndërmarrim këtë veprim”.
Ish-Ministri i Punëve të Brendshme ka konfirmuar se nuk i ka informuar krerët shtetërorë, por ka thënë se nuk mund të sigurojë nëse një gjë të tillë e ka bërë ose jo drejtori i AKI-së.
“Unë e di që unë nuk i kam informuar, atë po e konfirmoj. Nuk mund ta di se a i ka informuar drejtori i AKI-së, dhe ata ndoshta nuk e kanë marrë aq të rëndësishme”.
Sefaj duke komentuar deportimin e gjashtë shtetasve turq, ka thënë se në Ministrinë që ai e ka drejtuar kjo ka qenë vetëm një punë rutinore.
“Tash ne po i quajmë ‘gylenistë’, por në atë moment unë nuk kam pasë asnjë informatë se ata janë ‘gylenistë’”.
“Duke u bazuar në dokumente dhe informata, nuk ka asnjë etiketim ose kategorizim të tillë të personave”.
“Është punë rutinore. Zakonisht, kërkesat e tilla të mëhershme nuk kanë kaluar përmes Ministrit të Punëve të Brendshme. por kanë shkuar drejtpërdrejt te Drejtori i Departamentit për Shtetësi dhe Azil”.
“Kjo kërkesë ka ardhur tek unë. E kam lexuar, e kam shqyrtuar, i kam kryer të gjitha procedurat”.
“E kam informuar Drejtorin e Departamentit për Shtetësi dhe Azil, sepse ai pastaj duhej të merrej me të e jo unë, sepse unë nuk kam atë rol ekzekutiv në ato departamente”.
“I kemi përfunduar të gjitha procedurat, i është dorëzuar dhe kam kërkuar që të procedojnë në bazë të ligjit, sepse edhe mua më është prezantuar si procedurë mjaft rutinore”.
“Heqja e lejes së qëndrimit dhe pastaj largimi është një punë që bëhet shpesh nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga organet tjera që kyçen aty”.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës