Përfundon pa gola derbi Milan – Inter

20:37 | 4 Prill 2018
Arbresh Info

Derbi i sotëm (e mërkurë) ndërmjet dy gjigantëve italian, AC Milan dhe Inter, ka përfunduar pa gola.

“Rossonerët” ka barazuar 0 me 0 në ndeshjen e zhvilluar si nikoqir pasditen e sotme në Giuseppe Meazza kundër skuadrës së Luciano Spalletit, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Mauro Icardi arriti të mposhtë portierin Gianluigi Donnaruma, por goli nga ylli argjentinas u anulua nga teknologjia VAR që e vlerësoi si pozitë jashtë loje.

Rasti i njëjtë ndodhi edhe gjatë fraksionit të dytë të ndeshjes, ku kuqezinjtë arritën të realizonin përmes Patrick Cutrones, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Pas kësaj ndeshje, skuadra e Gennaro Gattusos vazhdon qëndrimin në pozitën e gjashtë me 51 pikë, tetë larg Interit në pozitën e katërt që i siguron kualifikimin në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme