Google ADS

Formacionet zyrtare, Liverpool – Manchester City

19:33 | 4 Prill 2018
Arbresh Info

Liverpooli dhe Manchester City kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e parë në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve.

Gjigantët anglezë kanë zbuluar skuadrat e tyre për ndeshjen e sotme (e mërkurë) e cila është e para ndërmjet tyre në Evropë, shkruan portali arbresh.info.

Kjo është hera e dytë që City është kualifikuar ndonjë herë në çerekfinale, ndërsa për Liverpoolin është hera e parë që nëntë vite.

Sipas ekspertëve, Liverpooli konsiderohet si skuadra më pak favorite në këtë ndeshje, por Klopp ka fituar më shumë kundër Guardiolas se çdo trajner tjetër – 6 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Anfield duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

https://twitter.com/LFC/status/981584892583653377

https://twitter.com/ManCity/status/981584685062148098

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme