Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj raportimeve që janë bërë gjatë ditës se Republika së Burundit e ka tërhequr njohjen për Kosovën. MPJ në një komunikatë për media ka bërë me dije se deri më tash nuk kanë pranuar asnjë shkresë zyrtare për tërheqje të njohjes. Mediat dhe autoritetet e Beogradit zyrtar kanë njoftuar dje për kinse tërheqje të njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Republikës së Burundit.
“Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar nga Republika e Burundit, që do të mund të konsiderohej në kundërshtim me Notën Verbale për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran nga ana e Republikës së Burundit më datën 16 Tetor, 2012”, thuhet në reagimin e MPJ.
Ky është reagimi i plotë i MPJ’së:
Ministria e Punëve të Jashtme ka përcjellur me vëmendje të shtuar raportimet e mediave dhe deklaratave respektive nga autoritetet e Beogradit zyrtar për kinse “tërheqje të njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Republika e Burundit”.
Ministria e Punëve të Jashtme ri-thekson qëndrimin e mëparshëm se raportimet dhe deklaratat e tilla janë vazhdimësi e politikës së Serbisë me mjete të betejës hibride, që përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në propagandën Destruktive, Dezinformuese dhe Dashakeqëse me lajme të rreme dhe krijimin e narracioneve të paqena, të cilat qëllim parësor kanë minimin e forcimit të subjektivitetit dhe integrimit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar nga Republika e Burundit, që do të mund të konsiderohej në kundërshtim me Notën Verbale për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran nga ana e Republikës së Burundit më datën 16 Tetor, 2012.
Ministria e Punëve të Jashtme ri-përsëritë qëndrimin se E Drejta Ndërkombëtare nuk e njeh aktin politik të të ashtuquajturës “tërheqje të njohjes”, andaj çdo raportim dhe deklarim përkitazi me këtë çështje duhet të shikohet nga këndvështrimi i politikave dhe veprimeve të 3D-ve të sipërpërmendura nga ana e Serbisë në raport me Kosovën.
Ministria e Punëve të jashme ri-kujton se rasti me shtetin e Guinea-Bissau ishte dëshmia më e mirë e dekonspirimit të propagandës dhe synimeve serbe për manipulim me emra shtetesh dhe falsifikim vulash zyrtare.
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...