Google ADS

Vendet ku janë fshehur Gyleni dhe krerët tjerë të organizatës

18:23 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Në kuadër të seancës kryesore gjyqësore kundër organizatës Fetullahci/struktura paralele shtetërore (FETO), që shteti turk e konsideron si organizatë terroriste, Turqia ka kërkuar ekstradimin e 54 të akuzuarve për të cilët është konstatuar se janë arratisur jashtë vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Seanca kryesore kundër FETO-s zhvillohet në Gjykatën e 4-t Penale në Ankara kurse gjykata në Ministrinë turke të Drejtësisë ka dorëzuar kërkesat për ekstradimin e 54 të arratisurve në gjithsej 24 shtete.

Liderët e FETO-s, të cilat janë të pandehurit në seancën kryesore gjyqësore, përfshirë edhe udhëheqësin e kësaj organizate Fetullah Gülen, kanë ikur nga organet e ndjekjes turke dhe është konstatuar se ata ndodhen në 24 vende të botës.

Turqia do të kërkojë ekstradimin e të arratisurve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britania e Madhe, Izraeli, Gjermania, Belgjika, Norvegjia, Moldavia, Nigeria, Kamboxhia, Tajlanda, Madagaskari, Malta, Burkina Faso, Mozambiku, Egjipti, Turkmenistani, Kirgizisë, Kazakistani, Shqipëria, Holanda, Togo, Republika e Afrika e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme