Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së ka bërë me dije se partia e tij kërkon që të votohet një Rezolutë ku përfshihen katër pika.
Nnjoftimin i plotë:
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës kërkon që të votohet rezoluta si në vijim:
Drejtori i Policisë, Kryeprokurori i Shtetit, Drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Ministri i Brendshëm, Ministri i Jashtëm, Ministri i Drejtësisë, Autoriteti i Aviacionit bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, brenda tri dite të raportojnë me shkrim në Komisionin përkatës Parlamentar për përgjegjësinë që kanë pasur dhe procedurat që kanë ndjekur në këtë rast.
Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për të zbardhur këtë skandal, që ka cenuar rëndë të drejtat elementare njerëzore.
Përgjegjësit e këtij skandali të japin llogari bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.
Kuvend i Republikës së Kosovës kërkon nga institucionet e rendit dhe ligjit në Kosovë që përgjegjësve të këtij skandali institucional t’ju respektohet e drejta për gjykim të drejtë, transparent, sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe të drejtën e ankesës, të cilën gjë këta ju mohuan gjashtë shtetasve turq./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet