Google ADS

Nga Shkupi në Prishtinë do të udhëtohet për më pak se një orë

16:29 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u mbajt takimi i parë Ministror ku u shqyrtuan mundësitë dhe u identifikuan hapat e parë për përgatitjen dhe realizimin e projektit për Ndërtimin e rrugës Shkup- Bllacë.

Në takim u miratuan disa konkluzione, mes të cilave edhe urgjenca e realizimit të mjeteve të siguruara nga instrumenti i IPA-së, “Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor” me të cilën janë aprovuar dhe siguruar 1.300.000 euro në drejtim të përgatitjes së dokumentacionit të domosdoshëm për projektim.

Projekti Shkup- Bllacë është projekt kompleks me të cilën parashihet ndërtimi i infrastrukturës rrugore me një fushë të ndërlikuar në të cilën është paraparë ndërtim i disa tuneleve dhe urave, akueduktëve dhe elemente të tjerë. Me ndërtimin e kësaj autostrade, dhe ndërlidhjen e saj me autostradën Prishtinë- Bllacë ndërtimi i së cilës është në vijim, ndërlidhja kohore mes Shkupit dhe Prishtinës do të zvogëlohet prej dy orësh në më pak se një orë.

Për shkak të rëndësisë strategjike të projektit, dhe kompleksit të saj, Qeveria formoi grup pune Ministrorë, në të cilën, përkrah Zëvendëskryeministrit Bujar Osmani si kryesues, anëtarë janë edhe Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov dhe Drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugët e Maqedonisë, Gajur Kadriu.

Krahas grupit Ministror, është formuar edhe grupi teknik punues, ku anëtarë janë persona teknik dhe ekspertë nga resorët përkatës që janë përgjegjës për realizimin e projektit Shkup – Bllacë./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme