Taksa për “Rrugën e Kombit” do të përgjysmohet

15:39 | 4 Prill 2018
M. A.

Qeveria ka nisur negociatat me koncesionarin e Rrugës së Kombit në lidhje me rishikim e tarifave për përdoruesit e banorët e zonës që preken.

Top Channel ka mësuar se po bisedohet për të pasur një ulje rreth 50% të tarifës, ndërkohë në komisionin e ekonomisë Ministri i Financave pranoi nisjen e negociatave përpara afateve të përcaktuara në kontratë. Rezultatet priten brenda dy javësh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme