Google ADS

Sherifi krahason deportimin e gylenistëve me hebrenjtë në kampet e përqendrimit

15:24 | 4 Prill 2018
M. A.

Shefi i grupit Parlamentar të NISMA’së, Bilall Sherifi, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës për deportimin e gjashtë turqve për në Turqi, ka thënë se shtetasit turq nuk u deportuan por u rrëmbyen.

“Deportimi i hebrenjve në kampet e përqendrimit ishte njolla më e rëndë që njerizimi përjetoi. Në rastin e vendimit të gjashtë shtetasve turq fjala është për një aksion të fshehtë. Në rastin e gjashtë shtetasve turq nuk kemi të bëjmë as me ekstradim e as me deportim, por këtu kemi të bëjmë me rrëmbim”, ka thënë Sherifi.

Ai ka kërkuar që rasti të hetohet si dhe persona që kryen këtë krim duhet të vihen para drejtësisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme