Ministri i Mbrojtjes serb, Aleksandar Vulin u komentua për uniformën e tij që kishte veshur në takimin me një njësi ushtarake, ku u tha që ajo ishte një uniformë ushtarake.
Një gjë e tillë u hudh poshtë nga Ministria e Mbrojtjes. Kjo njoftoi se rrobat e zeza të veshura nga ministri Aleksandar Vulin nuk janë uniformë ushtarake, por rroba mbrojtëse dhe teknike, transmeton lajmi.net.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes uniforma e veshur nga ministri Aleksandar Vulin përfaqëson rroba mbrojtëse dhe teknike, të cilat i kishin veshur edhe ministrat e mëparshëm si Dragan Shutanovac, Bratislav Gashiq dhe Zoran Gjorgjeviq, si dhe sekretarët e shtetit dhe ministrat ndihmës.
“Pajisje identike pune për mbrojtje kanë veshur sekretarët e shtetit dhe asistent/ministrat e mbrojtjes, pajisje kjo e cila është në përputhje me Rregulloret mbi nevojat e përgjithshme logjistike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Serbisë”, deklaroi Ministria.
Sindikata ushtarake e Serbisë më herët i kishte dërguar një letër të hapur ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, në të cilën i bëri thirrje atij për të ndaluar veshjen e uniformës së zezë.
Ata po ashtu në letër theksuan se ministri i Mbrojtjes i veshur me një uniformë të zezë, vazhdimisht ka shkelur Ligjin për Ushtrinë. /Lajmi.net/
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë