Humbjet e mëdha financiare shkurtojnë jetën

14:53 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Një humbje e madhe financiare mund të shkurtojë jetën tuaj.

Kështu rezulton një studim i ri në SHBA, ndërsa në raport theksohet se amerikanët e moshës së mesme të cilët pësuan një goditje të papritur dhe të madhe ekonomike kishin më shumë gjasa të vdisnin gjatë viteve në vijim sesa ata që nuk kishin probleme të tilla, njofton Klan Kosova.

Rreziku i rritur i vdekjes pas një humbje shkatërruese, të cilën kërkuesit e quajtën “tronditje pasurie”, kaluan linjat socio-ekonomike, duke ndikuar tek njerëzit pavarësisht sa para duhej të fitonin.

Analiza e eksperiencës së rreth 9,000 njerëzve nënvizon lidhjet e njohura midis parave dhe mirëqenies, me studime të mëparshme që lidhin të ardhura më të ulëta dhe pabarazi në rritje të të ardhurave me më shumë sëmundje kronike dhe jetëgjatësi më të shkurtër.

Në përgjithësi, shoku i pasurisë ishte i lidhur me një rrezik 50 për qind më të madh të vdekjes, ndonëse studimi nuk mund të provonte një lidhje shkak-pasojë.

Studimi u botua të martën në Journal of the American Medical Association, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme