Google ADS

7 xhihadistë nga Serbia shpallen fajtorë për lidhje me ISIS’in

14:14 | 4 Prill 2018
M. A.

Gjykata në Beograd ka shpallur fajtorë shtatë persona që akuzoheshin për terrorizëm, shkruajnë mediat serbe.

Të shtatë personat u gjetën fajtorë për bashkëpunim me organizatën terroriste ISIS, si dhe për aktivitetin e tyre në drejtim të rekrutimit të qytetarëve serbë për të luftuar në radhën e terroristëve në Lindjen e Mesme.

Tre nga shtatë personat të shpallur sot fajtorë janë ende në arrati dhe tashmë janë lëshuar fletarreste ndërkombëtare për arrestimin e tyre.

Abid Podbicanin, Sead Plojovic dhe Tefik Mujovic u dënuan me nga 11 vjet burg, kurse Goran Pavlovic u dënua me 10 vjet burg.

Gjithashtu, gjykata dënoi me nga nëntë vite e gjysmë burg Izudin Crnovrzanin’in dhe Rejhan Plojovic’in, kurse Ferat Kasumovic mori shtatë vite e gjysmë burg.
Verdikti është i shkallës së parë dhe mund të apelohet nga të dy palët.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme