Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Kuçovës , pasi kanë marrë peng një 18-vjeçar për disa orë në terminalin e autobusëve.
Sipas policisë, Krenar Hysenbelli, 38 vjeç, dhe Çerçis Turhani, 23 vjeç, banues në Divjakë, si dhe u shpallën në kërkim A.H, 35 vjeç dhe A.H, 41 vjeç, të dy banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë.
“Arrestimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve të lartpërmendur u bë pasi për rreth dy orë në mjediset e Terminalit të autobuzave në lagjen Tafil Skëndo, Kuçovë, për motive të dobëta i kanë hequr në mënyrë të paligjëshme lirinë shtetasit E.K, 18 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë”, bën të ditur njoftimi zyrtar i policisë, raporton TCH.
Por mësohet se këta persona e akuzonin 18-vjeçarin se ka ngacmuar vajzën e njërit prej tyre. Policia po punon për kapjen e autorëve të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim”.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...