Banorët e fshatit Hade, të mbështetur fuqishëm nga Forumi për Iniciativa Qytetare kanë protestuar për t’i shprehur pakënaqësitë ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes dhe anashkalimin e fshatit Hade.
Me pankarta në duar “Kërkojmë dislokim të menjëhershëm”, “Mos rreziko shëndetin”, “Nuk ka jetë në fshatin Hade”, “18 vjet izolim dhe varfëri të skajshme”, “Mos krijo mihje të Sibovcit në tokë të Hades” etj, banorët e fshatit Hade kanë shprehur sot indinjimin që po jetojnë në këtë fshat, raporton Arbresh.info.
Sali Grajçevci banor i këtij fshati ka thënë se qëllimi i kësaj proteste është të ngritët zëri për mosshpërngulje të banorëve nga ky vend.
“Qëllimi i kësaj proteste është që këta banorë prej 2004 me do vendime të Qeverive janë në shpërngulje por asnjëherë konkret nuk janë, fshati është ndarë, gjendja është e rëndë me këta banorë që kanë mbetur këtu. Qytetarët dhe kryeministrin e Qeverisë, Kuvendin e KEK-u i kemi informuar që mihja e re të mos merr kahje tjetër përpos fshatit Hade këtu”, ka thënë Grejçevci./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1745904675474617/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...