Google ADS

Gjermania dënon një terrorist kosovar

11:18 | 4 Prill 2018
M. A.

​Gjykata e Lartë Rajonale e Munihut të Gjermanisë i ka dënuar tre persona nga Bosnje e Hercegovina dhe Kosova me burg dhe dënime me kusht.

Gjykatësit kanë konstatuar se të pandehurit kanë qenë përkrahës të një grupi terrorist në Siri dhe kanë poseduar armë luftarake pa leje përkatëse.

I pandehuri kryesor 34-vjeçar është dënuar me dënim me burg prej tre vite e gjysmë.

Dy bashkëpunëtorët e tij janë dënuar me dënim me kusht prej dy vitesh, gjegjësisht një vit e dhjetë muaj, shkruan “MDR”, përcjell albinfo.ch.

Personat e dënuar kanë vepruar pjesërisht edhe nga Nürnbergu. Lidhur me akuzat, ata nuk janë prononcuar fare.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme