Google ADS

Zbulohen arsyet e ndarjes së Channing Tatum dhe Jenna Dewan

11:33 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Aktoret e njohur Channing Tatum dhe Jenna Dewan shokuan me lajmin e ndarjes gjatë ditës së djeshme.

Çifti njoftuan për lajmin e divorcit pas nëntë vitesh martesë ndërsa tashmë janë zbuluar detaje rreth ndarjes së tyre, shkruan arbresh.info.

Burime brenda çiftit deklaruan se Jenna mendonte se Channing nuk po e jepte maksimumin që martesa e tyre të funksiononte.

“Ajo ishte pengesë për sukseset e Channing, ai po refuzonte oferta punë për shkak të saj dhe grindeshin shumë në mes veti”.

“Ju është dashur të punojnë shumë që të mbajnë gjallë martesën e tyre por kjo ishte e pamundur” u shpreh ky burim.

Jenna dhe Channing njoftuan për ndarjen përmes një statusi në Instagram, ku than që janë ndarë na paqe dhe se po vazhdojnë të mbesin miq./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme