Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur një konferencë për media lidhje me zvarritjen e procesit të emërimit të anëtarëve të KQZ-së nga Presidenti, raporton arbresh.info.
Ndërsa anëtari i Vetëvendosjes në KQZ-së, Adnan Rrustemi gjatë kësaj konference për media ka thënë se në bazë të ligjit për zgjedhje mandati i anëtarëve të Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve fillon jo më vonë së 6 ditë pas certifikimit të rezultateve.
“Në bazë të ligjit për zgjedhje mandati i anëtarëve të Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve fillon jo më vonë së 6o ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të Kuvendit të Kosovës. Ndërsa rezultati i zgjedhjeve për Kuvend të Kosovës është certifikuar me 8 korrik dhe sipas ligjit do t’i duhej që KQZ-ja do të ndryshonte më së largu deri në fillim të shtatorit të vitit të kaluar duke plotësuar kështu përbërjen e re në bazë të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare”, tha Rrustemi.
Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ-së, Adnan Rrustemi ka fajësuar presidencën për mos emërimin e anëtarëve të KQZ-së.
“Presidenca në dispozita të ligjit e kishte arsyetuar mos emërimin e anëtarëve të KQZ-së me faktin se i kishin shpallur zgjedhjet lokale tashmë, duke i interpretuar se anëtarëve aktual ju zgjatet mandati deri 90 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve lokale”, tha ai.
Ai po ashtu ka thënë edhe pse po bëhen 3 muaj qe janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale KQZ është pa mandat.
“Zgjedhjet lokale kanë përfunduar dhe pas certifikimit të tyre është dashur që menjëherë të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit. Po bëhen 3 muaj që janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe përfundimi i periudhës prej 90 ditësh nga 27 marsi i këtij viti praktikisht KQZ-ja është pa mandat”, u shpreh ai.
Po ashtu ai tha se presidenca është dashur që më sa paku deri në këtë datë ta përmbyll procesin e e emërimit të anëtarëve të KQZ-së.
“Presidenca është dashur që më së paku deri në këtë datë ta përmbyll procesin e emërimit të anëtarëve të KQZ-së dhe mos ta mbaj peng konstituimin dhe funksionimin e Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve. Në ndërkohë presidenca ka bërë në prag të këtij afati i ka dërguar një shkresë kryetarit të Kuvendit përmbajtjen e së cilës nuk është bërë publike ajo synon ta zhvendos qëllimshëm çështjen e emërimit të anëtarëve të KQZ-së në një teren që nuk parashihet nga ligji dhe ka tendenca antikushtetuese”, tha Rrustemi.
“Emërimi i anëtarëve të Komisionit të KQZ-së nuk është çështje e Kuvendit e aq më tepër e Kryetarit të Kuvendit iu përket subjekteve politike të bëjnë nominimet, ndërsa presidenti formalisht konfirmon ato”, u shpreh ai.
Sipasj tij, Procesi po zvarritet qëllimshëm nga Presidenti Thaçi.
“Procesi po zvarritet qëllimshëm nga Presidenti Thaçi dhe kjo pashmakshëm të dihet edhe me fatin por jo vetëm, rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit PDK-së kryetari e së cilës ishte Hashim Thaçi nuk do t’i takojnë dy anëtar siç ishin deri më tani por vetëm 1, respektivisht dy anëtar si PAN, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 2 anëtar në KQZ-së sikurse si LAA do t’i ketë 2 anëtar”, tha Rrustemi.
Rrustemi ka fajësuar Presidentit Thaçi për zvarritjen dhe bllokimin e anëtarëve të KQZ-së.
“Për këtë zvarritje dhe këtë bllokim të anëtarëve të KQZ-së presidenti Thaçi ka përgjegjësi ligjore dhe kushtetuese. Proceduarat që ka nisur presidenti është e pa ndjekur në të kaluarën, sikurse që është e panevojshme. Në bazë të kushtetutës dhe ligjit por edhe në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, presidenti duhet vetëm të kërkoj nga tri grupet parlamentare të dalur nga zgjedhjet e 11qershorit që t’i bëjë nominimet të anëtarëve të tyre në KQZ-së,”tha ai, raporton arbresh.info.
Po ashtu Rrustemi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje kërkon sa ma parë të zhbllokohet funksionimi i Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve, duke emëruar anëtarët e KQZ-së
“Lëvizja Vetëvendosje kërkon sa ma parë të zhbllokohet funksionimi i Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve, duke emëruar anëtarët e KQZ-së në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjin për zgjedhje. Lëvizja Vetëvendosje në ditët në vazhdim do të bëjë nominimin e anëtareve të ardhshëm që do ta përfaqësojnë Lëvizjen Vetëvendosje ne presim që brenda afatit prej 5 ditësh siç e parasheh ligji për zgjedhje presidenti i Kosovës e konfirmon me shkrim emërimin e tyre”, tha ai/arbresh.info/
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...