Google ADS

Seanca e jashtëzakonshme për gylenistët, sot në ora 14:00

10:24 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mbajë seancë të jashtëzakonshme sot në orën 14:00 pas kërkesës së 40 deputetëve për të hapur debat për arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.

“Me kërkesë të 40 deputetëve të nënshkruar për seancë të jashtëzakonshme Kryesia ka vendosur që seanca të filloj në orën 14:00”, tha nënkryetari Xhavit Haliti i cili edhe e kryesoi mbledhjen e sotme të Kryesisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme