Haradinaj thotë se do të veproj ndryshe pas deportimit të gylenistëve

09:38 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur edhe për deportimin e gjashtë shtetasve turq duke thënë se marrëdhënia e krijuar ndërinstitucionale në mes të AKI-së dhe ministrit të MPB-së është dëmtuar.

“Pa dashur të hy në brendi pse është prishur kjo marrëdhënie ju siguroj qe nga kjo ngjarje kam vendos që të kem takime me të shpeshta me të gjithë. Ne kemi vendosur që të krijojmë kredibilitetin e institucioneve. “E falënderoj ministrin Sefaj për punën dhe përgjegjësinë e tij”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme