Ky është shteti që ka arrestuar gylenistë pas Kosovës

07:49 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Pas Kosovës, edhe Gaboni ka arrestuar pesë shtetas turq që punojnë me rrjetin e shkollave të Gulenit.

Sipas një emaili të dërguar nga Turkeypruge, arrestimet e mësuesve ishin bërë nga policia e Gabonit me kërkesë të Qeverisë Turke

“Policia erdhi në shkollën tonë dhe ndaloi tre mësues; Osman Özpınar, Adnan Demirönal dhe Ibrahim Akbaş. Sot në mëngjes, policia u kthye përseri në shkollë dhe mori gruan e një prej të arrestuarve. Një mësuese tjetër femër që nuk donte të linte vetëm miqtë e saj, u dërgua gjithashtu në qendrën e ndalimit. Pra, tani 5 mësuesit janë nën kujdestari “, thuhet në këtë email.

Ky grup i mësuesve akuzohet për lidhjet e tyre me Fethullah Gylen. Kjo nuk është hera e parë që shtetasit turq janë ndaluar në vendet e huaja me kërkesën e Turqisë.

Kjo media citon edhe rastin e Kosovës, ku të enjtën gjashtë shtetas, një mjek dhe pesë mësues të kolegjit ‘Mehmet Akif’ u arrestuan.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme