Google ADS

Allegri: Ronaldo sulmuesi më i mirë në botë, Juve e pafat

23:21 | 3 Prill 2018
Arbresh Info

Massimiliano Allegri ka reaguar pas disfatës së rëndë të pësuar mbrëmjen e sotme (e martë) në Torino nga Real Madridi.

Kampioni në fuqi i Evropës dhe Spanjës siguroi fitore me rezultat bindës 3 me 0 në takimin e parë të zhvilluar në kuadër të çerekfinales në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

“Real Madridi është një skuadër e mrekullueshme, ata kanë fituar tri herë Ligën e Kampionëve brenda katër viteve të fundit”, ka thënë fillimisht Allegri pas ndeshjes.

“Goli i Cristiano Ronaldos ishte i jashtëzakonshëm, por goli nga Marcelo ishte i mirë gjithashtu. Ne kemi nevojë për një fillim të freskët nga nesër. Më vjen shumë keq për golin e tretë sepse ne duhet të kishim mbetur në garë, tani do të jetë e pamundur thuajse për tu kualifikuar”

“Mendoj se ne jemi një skuadër më e mirë në krahasim me vitin e kaluar. Ne e menaxhuam lojën më mirë se në sezonin e kaluar”

Allegri tutje ka lavdëruar superyllin Cristiano Ronaldo duke thënë se është “sulmuesi më i mirë në botë”.

Takimi kthyes ndërmjet dy skuadrave zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme./arbresh.info/

Të ngjashme