Presidenti Donald Trump është njëherë ka ngritur zërin për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, duke theksuar se administrate e tij do të vendosë shumë shpejt.
“S’dua të jemi aty. Dua që t’i kthej ushtarët në shtëpinë e tyre”, tha Trump gjatë një konference me tre liderët e vendeve Baltike, transmeton portali arbresh.info
Presidenti tha se “mision parësor” për mbajtjen e një pranie ushtarake në vend, e cila mbetet e rrethuar nga një luftë e shumëfishtë, është humbja e Shtetit Islamik.
“Duke pasur parasysh se kjo detyrë pothujase është përfunduar, atëherë administrata ime së shpejti do të merr vendim”, tha Trump.
Gjatë komenteve, Trump gjithashtu ka theksuar presionin mbi Arabinë Saudite, duke sugjeruar se nëse do të donin të shihnin që Shtetet e Bashkuara të mbajnë forcat ushtarake në terren në Siri, do të duhej të ndanin barrën financiare./arbresh.info/
Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënon Izraelin dhe SHBA
Trepça eksporton 121.04 ton koncentrat të Zinkut
Pas kritikave nga fansat, Muriq merr mbështetje nga trajneri...
Gazetarët të dekurajuar edhe pas raportimit të sulmeve
Gërvalla: Mërgata, urë e fortë e miqësisë mes Kosovës dhe Ka...
Përfundon protesta e opozitës në Shkodër