Ushqimet që duhet t’i hani pas fitnesit

23:15 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Nëse shkoni rregullisht në fitnes, është e rëndësishme t’i kushtoni rëndësi ushqimeve para dhe pas stërvitjes.

Pra nuk preferohet që t’i hidhni poshtë gjithë atë mund duke ngrënë patate të skuqura në fund të ditës.

E dëshirueshme është të hani një orë e gjysmë deri një orë para ushtrimeve.

Por duhet të bëni kujdes në sasi që ushqimi të mos pengojë tretjen dhe të shkaktojë siklet në trening. Porcioni ideal është rreth 15 dkg, ndërsa përveç ushqimit me rëndësi është edhe hidratimi, transmeton Klan Kosova.

Nëse planifikoni trening të forcës, është ide e mirë që të përfshini kafeinë, bajame ose avokado, sepse llojet e tilla të ushqimeve nxisin lirimin e dopaminës.

Dopamina është e lidhur me motivimin, elanin, kontrollin e muskujve dhe funksionimin e tyre. Ushqimi me peshk ose mish viçi janë kombinimi më i mirë sepse kanë ndikim pozitiv në sistemin nervor. “Shmangni karbohidratet dhe sheqernat. Sepse ata rrisin nivelin e serotoninës në vend të dopaminës, për ç’arsye treningu është më pak efikas”, thotë Simo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme