Një punëtore japoneze është vënë në një pozitë aspak të lakmuar nga shefi i saj, i cili e ka quajtur atë “shkelëse të rregullave” dhe “egoiste”.
E tërë kjo ka ndodhur pasi ajo kishte mbetur shtatzënë përpara “kohës” së vendosur nga shefi i saj, transmeton portali arbresh.info
Gruaja ishte duke punuar në një qendër private për kujdesin e fëmijëve në prefekturën e Aikës, në Japoni veriore, kur zbuloi se ishte shtatzënë.
Megjithatë, mediat japoneze raportojnë se asaj është ndeshur me drejtorin e saj, i cili rendiste kur stafit i lejohej që të martohej dhe të bëhej me fëmijë.
Në lidhje me rastin, mediat japoneze kanë theksuar praktikën shqetësuese të disa kompanive japoneze që diktojnë se kur personelit femëror i lejohet të martohet dhe të mbetet shtatzënë.
Përvoja e saj u bë e njohur, pasi burri i saj shkroi një letër drejtuar një media japoneze.
Çifti u takua zyrtarisht me drejtorin për të kërkuar falje për shtatzëninë, por bashkëshorti ka insistuar se ajo nuk është treguar aspak egoiste.
Për një kohë të gjatë, gratë japoneze vuajnë nëpër vendet e punës për shkak të diskriminimit gjinor të përhapur.
Sipas Forumin Ekonomik Botëror të vitit të kaluar, Japonia mban vendin e 114-të nga 144 vende për barazinë gjinore./arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...