Juventusi është shkatërruar në Torino nga Critiano Ronaldo i Real Madridi që tani është me një këmbë në gjysmëfinale të UEFA Ligës së Kampionëve.
“Zonja e Vjetër” është mposhtur mbrëmjen e sotme (e martë) me rezultat befasues nga kampioni në fuqi i Evropës dhe Spanjës që u tregua i pamëshirshëm kundër liderit italian, shkruan portali arbresh.info.
Pas vetëm tre minutave lojë, Cristiano Ronaldo realizoi golin e epërsisë për 1 me 0. Me këtë gol, i cili ishte asistuar nga ylli spanjoll Isco, sulmuesi portugez hyri në histori të Ligës së Kampionëve duke u bërë lojtari i parë që ka shënuar në dhjetë ndeshje radhazi.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me këtë rezultat, megjithëse ‘Los Blancos’ rrezikuan sërish portën e portierit legjendar duke goditur shtyllën. Ishte Toni Kroos me një goditje të fuqishme nga distanca që goditi transversalen.
Cristiano Ronaldo tregoi klasin botëror edhe njëherë duke mposhtur portierin 39-vjeçar me një gol të jashtëzakonshëm me gërshërë në minutën e 64′ të ndeshjes të realizuar pas asistimit nga Dani Carvajl.
Vetëm dy minuta më vonë, Max Allegri mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në fushë pas ndëshkimit me karton të dytë të sulmuesi Paulo Dybala.
Goli i tretë dhe i fundit i kësaj ndeshje u shënuar nga Marcelo dhe asistues ishte Cristiano Ronaldo.
Ndeshja e ardhshme ndërmjet dy skuadrave zhvillohet javën e ardhshme në Bernabeu./arbresh.info/
Shikoni tri golat e realizuara këtë ndeshje:
https://streamable.com/hosu1
https://streamable.com/ai0yd
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?