Kaos në Francë, stacionet e trenave në grevë

22:08 | 3 Prill 2018
Trina Galanxhi

Rrjeti hekurudhor i Francës është kthyer në një kaos, pasi është përfshirë në një valë grevash kundër reformave të punës së Presidentit Emmanuel Macron.

Fillimi i grevës është quajtur “Black Tuesday”, por veprimi do të përhapet gjatë tre muajve, duke prekur nga dy ditë në çdo pesë, transmeton portali arbresh.info

Këto janë trazirat më të mëdha që nga koha kur Macron ka marrë postin e udhëheqësit të Francës.

Sindikatat thonë se disa nga planet për të rishikuar SNCF-në me borxhe të rënda do të hapnin rrugën për privatizimin e saj.

Por kryeministri Edouard Philippe e mohoi këtë, duke thënë se propozimet synojnë të ndryshojnë status quo-në që “nuk ishte e qëndrueshme”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme