Google ADS

PDK kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme

21:55 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Nënkryetari i PDK’së Memli Krasniqi thotë se janë kundër shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas Krasniqit i cili është i ftuar në T7 aktualisht ‘nuk ka parti politike në Kosovë që i do zgjedhjet”.

Krasniqi thotë se qëllimi i LDK’së e cila është shprehur e gatshme për zgjedhje, është largimi i Ramush Haradinajt nga pushteti dhe arritja e një qeverie teknike.

“Nuk janë 61 vota por s’e pengon qeverinë të funksionojë”, tha Krasniqi.

Lista Serbe braktisi Qeverinë pas arrestimit të Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Megjithatë Krasniqi e pranon se një qeveri me kaq pak numra nuk do ta ketë të lehtë qeverisjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme