Google ADS

Cristiano Ronaldo i shpejtë si vetëtima kundër Juves

22:01 | 3 Prill 2018
Arbresh Info

Me golin e realizuar në minutën e 3′, Cristiano Ronaldo i dha një fillim ëndrrash Real Madridit në Allianz mbrëmjen e sotme (e martë).

Sulmuesi i siguroi epërsinë për 0 me 1 kampionit në fuqi të Evropës dhe Spanjës qysh në fillim të ndeshjes së parë çerekfinale në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Juventusit, shkruan portali arbresh.info.

Por, ky gol kundër “Zonjës së Vjetër” ishte më i shpejti në karrierën e tij në një ndeshje të zhvilluar në UEFA Ligë të Kampionëve.

Pas asistimit nga Isco, superylli 33-vjeçar mposhti portierin legjendar Gianluigi Buffon qysh në minutën 2:47.

Ronaldo hyri gjithashtu në histori të këtij kompeticioni duke u bërë lojtari i parë që ka shënuar në dhjetë ndeshje radhazi./arbresh.info/

https://twitter.com/brfootball/status/981254657845506048

Të ngjashme