Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka bërë apel deri tek ministrat e qeverisë së tij, se Greqia duhet sa më parë të mbyll çështjet e hapura në politikën e jashtme, për të mos harxhuar kapitalin e saj diplomatik – duke iu referuar problemeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, shkruan “Kathimerini”.
Kjo deklaratë e Tsipras vjen pas eskalimit të situatës dhe tensioneve mes Greqisë dhe Turqisë, pasi dy ushtar grek u arrestuan në anën e Turqisë në kufirin mes dy shteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë dua t’u siguroj qytetarëve se Greqia është një vend i fortë dhe i sigurtë me mbështetje të fortë ndërkombëtare dhe se nuk ka arsye për shqetësime të sigurisë”, tha kryeministri grek duke u përgjigjur për rritjen e ndjenjës së pasigurisë tek grekët dhe pas deklaratave të fundit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?