Google ADS

Bahtiri: Sefaj ka menduar se AKI-ja e kishte lajmëruar Haradinajn për dëbimin e turqve

19:52 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Nënkryetari i AKR-së Agim Bahtiri ka komentuar dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Thotë se Sefaj kishte menduar se kryeministri dhe Presidenti ishin njoftuar nga AKI për operacionin.

“Ndodhi pa dijen e ministrit tonë. Iniciativa nuk ka qenë nga Ministri jonë, ka qenë nga AKI-ja. AKI-ja nuk e ka njoftuar kryeministrin e vendit dhe Ministri jonë ka menduar se AKI-ja e ka lajmëruar kryeministrin dhe kryetarin e shtetit’, tha Bahtiri për Klan Kosovën.

“Kemi pasur një ministër të shkëlqyeshëm, që ka ardhur nga jashtë, ka qenë i përgjegjshëm që ka dhënë kontribut të veçantë sidomos në pjesën e veriut”, tha Bahtiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme