Google ADS

Të enjten aksioni i opozitës për bllokimin e rrugëve në katër akse kombëtare

19:28 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Te enjten Partia Demokratike do te bllokoje rrugët në të gjithë Shqipërinë.

24 orë pas vendimit për mosbindje civile, Lulzim Basha ka mbledhur sërish deputetët dhe kryetarët e degëve të PD për të diskutuar aksionin e opozitës.

Është menduar të bllokohen 4 pika kryesore, ndërkohë qe vete lideri i opozitës Basha ftoi qytetaret të refuzojnë të paguajnë taksat e rritura.

Basha iu kundërpërgjigj kryeministrit duke i kujtuar se po i takson dy herë shqiptarët.

Një ditë para se të merret masa e sigurisë për 23 protestuesit Basha bëri thirrje që ata të lirohen.

Te mërkurën deputetët e opozitës ashtu siç kanë paralajmëruar do të jenë para dyerve të Gjykatës kur të merret vendimi për masën e sigurisë./vizion plus

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme