Google ADS

Selmanaj: Turqia në Serbi po ndërton fabrika, në Kosovë, xhami dhe tyrbe

19:09 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se duhet pasur shumë kujdes, pasi që situata e tanishme po tregon se Kosova është kundër Turqisë, gjë që sipas tij nuk është ashtu.

“Si LDK dhe unë personalisht nuk jam kundër Turqisë sepse kanë ndihmuar në çlirimin, njohjet dhe procesin e shtetndërtimit të Kosovës. Kosova akoma nuk po di që të tjerëve t’ua tregojë nevojat e veta që ka dhe të hyjë në marrëdhënie bilaterale. Nuk jemi çliruar nga Serbia për t’u poshtëruar nga dikush tjetër. Ka tendenca të një rritjeje të ndikimit kulturor dhe ekonomik”, ka thënë Selmanaj, njofton Klan Kosova.

“Nuk është e drejt që Turqia në Serbi të investojë miliarda në fabrika dhe këtu të ndërtojë miliona në xhami dhe tyrbe. Kemi nevojë edhe për to, sepse njerëzit kanë nevojë për praktikim feje, por ne kemi nevoje është për dinjitet dhe zhvillim ekonomik. Derisa kemi këtë mirëqenie për toke, largim të të rinjve jashtë shteti po investohen miliona në objektet e kultit”.

Selmanaj ka thënë në Info Magazine se në kontekstin kulturor Kosova duhet të jetë e kujdesshme.

“E kemi falë KEDS-in. Ia kemi dhënë aeroportin, me koncesion, “Ballaknin” e Suharekës, autostradat dhe po i bjen që nuk po investojnë në Kosovë, por që po fitojnë. Meqë po investohet në Serbi në fabrika pse të mos investohet edhe në Kosovë që të gjenerohen vende pune”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme