Google ADS

Sefaj flet për dorëheqjen e tij, përmend edhe operacionin e Policisë për arrestimin e Gjuriqit

18:28 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka folur për parnimin e kërkesës për lirimin e pozitës si ministër i punëve të Brendshme.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka përmendur edhe operacionin e Policisë për arrestimin e Gjuriqit ku tha se ky operacion ka mbrojtur Kushtetutën.

Statusi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Edhe pse nuk isha dakord për arsyen e dhënë në kërkesën për lirimin e pozitës si ministër i punëve të brendshme sot ofrova dorëheqjen time të parevokueshme

Për mua ishte privilegj, nder dhe krenari qe i shërbeva vendit tim për 7 muaj rresht.

Dua t’i siguroj të gjithë qyetetarët e Republikës së Kosovës, se operacioni i Policisë tonë në veri të Kosovës, mbrojti Kushtëtutën dhe principet e shoqërisë sonë multietnike.

Përzemërsisht,

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme