Tensionet e krijuara mes Kosovës dhe Turqisë pas deportimit të gjashtë shtetasve turq kanë sjellë në Tiranë Hashim Thaçin.
Presidenti i Kosovës është takuar në kryeqytet me Kryeministrin Edi Rama.
Nuk ka detaje të mëtejshme nga takimi, por ajo që dihet është se Kryeministri shqiptar, Edi Rama ruan një raport të ngushtë me Presidentin turk, Recep Taip Erdogan.
Ky i fundit ka shënjestruar në deklaratat e tij Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj pas shkarkimit që u bëri ministrit të Brendshëm dhe shefit të inteligjencës kosovare në lidhje me ekstradimin e gjashtë “gylenistëve”.
Ndërkohë, më herët Departamenti Amerikan i Shtetit shpërndau një deklaratë ku mbështeste Qeverinë e Kosovës pas deportimit të shtetasve turq.
Vizita e beftë e Hashim Thaçin mbërrin edhe në një moment të vështirë për Qeverinë Rama, e vendosur nën presionin e protestave për tarifën e Rrugës së Kombit, tarifë që kundërshtohet edhe në Kosovë.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...